www.shukribuja.com
LIPJANIN PLATFORMA ZGJEDHORE Е PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS DEGA NË LIPJAN ZGJEDHJET LOKALE 2025
Të nderuar qytetar Lipjanas, platforma jonë qeverisëse garanton një koncept të ri të politikës qeverisëse, i cili koncept ia kthen dinjitetin qytetarit të komunës së Lipjanit për të jetuar dhe vepruar sipas bindjeve të tij ideologjike e politike. Platforma e jonë qeverisëse, i garanton secilit qytetar, i cili ka guximin, ka dijen, ka vullnetin e dëshirën për të kontribuar në ndryshimin e madh qeverisës, i cili ndryshim do reflektoj në secilën shtresë shoqërore. Qytetar Lipjanas, bashkohuni platformës sonë, platformës për një arsim cilësor, për një shërbim shëndetësor të dinjitetshëm, për një mundësi punësimi, për një infrastrukturë moderne, për një shërbim cilësor publik, për një rini të shëndosh e me perspektivë, për një shoqëri të pa politizuar e shantazhuar. Forcën e ndryshimit e bëni ju qytetar Lipjanas me mbështetjen dhe angazhimin e juaj, për të jetësuar Platformën tonë qeverisëse. Garanca e implementimit të kësaj platforme janë ekspertët e të gjitha fushave që do qeverisin me komunën, ekspert të përbërë nga të dy gjinitë, që do garantojnë një qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe të pa politizuar. Ndryshimin e madh do e bëni ju qytetar Lipjanas, duke jetësuar Platformën tonë së bashku me ekipin e ekspertëve që do udhëhiqet nga unë. Bashkohuni në kthimin e shpresës për një jetë më të mirë e me plot dinjitet, bashkohuni me ne drejt fitores, sepse ju jeni Forca e Ndryshimit: Me respekt: Shukri Buja Programi zgjedhor i PDK-së
Përmbajtja: 1.0 ARSIMI....................................................................................................................................................................................4 2.0 SHËNDETËSIA DHE MIRËQENIA SOCIALE............................................................................................................7 2.1 SHËNDETËSIA......................................................................................................................................................................7 2.2 MIRËQENIA SOCIALE......................................................................................................................................................9 3.0 ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL......................................................................................................................................11 4.0 INFRASTRUKTURA, PLANIFIKIMI URBAN DHE SHËRBIMET PUBLIKE.....................................................13 5.0 BUJQËSIA DHE PYLLTARIA........................................................................................................................................18 6.0 PROGRAMI PËR VETËPUNËSIMIN E TË RINJVE...............................................................................................22 7.0 KULTURA, RINIA DHE SPORTI...................................................................................................................................25 7.1 KULTURA..............................................................................................................................................................................25 7.2 RINIA.....................................................................................................................................................................................26 7.3 SPORTI.................................................................................................................................................................................28 8.0 TURIZMI..............................................................................................................................................................................31 9.0 DIASPORA.........................................................................................................................................................................34 10.0 REFORMIMI DHE MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS.......................................................................................36 Programi zgjedhor i PDK-së
Të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe të përshtatur me nevojat e tregut të punës, që u ofron fëmijëve, të rinjve dhe mësimdhënësve një mjedis të sigurt, inovativ dhe motivues për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre. 1.0 ARSIMI Vizioni: Arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe i lidhur me tregun e punës. Rritja e cilësisë së arsimit dhe rezultateve të nxënësve; Shkolla si qendër komunitare; Modernizimi i infrastrukturës arsimore; Digjitalizimi i sistemit arsimor; Zhvillimi profesional i stafit arsimor dhe menaxhmentit; Zhvillimi i arsimit parashkollor dhe përfshirja gjithëpërfshirëse; Forcimi i arsimit profesional dhe lidhja me tregun e punës; Angazhimi i komunitetit në vendimmarrje dhe rritja e transparencës; Promovimi i mësimit tërë ditor në shkolla pilot 1.1. Cilësia e arsimit Rritja e orëve të trajnimit në lëndët bazë (gjuhë, matematikë, shkencë); Zbatimi i planeve individuale për nxënësit me nevoja të veçanta; Krijimi i ekipeve për vlerësimin e performancës në shkolla. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE FUSHAT PRIORITARE & AKTIVITETET KRYESORE Programi zgjedhor i PDK-së 4
1.2. Shkolla si qendër komunitare Qasje në shkollë pas orarit për aktivitete kulturore dhe sportive. Kurse pasdite për ndihmë në mësime dhe edukim alternativ. Shfrytëzimi i hapësirave të shkollave për aktivitete të komunitetit. 1.3. Digjitalizimi i arsimit Pajisja e të gjitha shkollave me internet të qëndrueshëm dhe tabela të mençura ( smart board); Zhvillimi i e-Ditarit dhe i platformës online për komunikim shkollë–prind; Krijimi i Bibliotekës Digjitale të Komunës së Lipjanit. 1.4. Zhvillimi profesional i stafit arsimor Trajnime të akredituara në bashkëpunim me MASHT-in; Qasje bashkëkohore në mësimdhënie (STEAM, mësimi i bazuar në projekte); Bonuse, çmime dhe bursa për mësimdhënësit më të dalluar; Trajnime për menaxherët e shkollave në planifikim, menaxhim dhe inspektim. 1.5. Infrastruktura shkollore Ndërtimi i shkollës fillore në qytetin e Lipjanit; Ndërtimi i shkollës fillore në Baicë; Rekonstruktimi dhe renovimi i shkollave ekzistuese sipas standardeve të efiçiencës në ngrohje dhe ndriçimit; Laboratorë modernë për lëndët shkencore dhe të teknologjisë informative në çdo shkollë; Asistent personal për fëmijët me nevoja të veqanta; Themelimi i Qendrës së Autizmit në Lipjan, duke shtuar hapësirat dhe psikologët sipas numrit të fëmijëve me autik të kategorisë së tretë; Ndërtimi i pishinave shkollore në qytetin e Lipjanit dhe në nënqendrat urbane për zhvillimin e disiplinës së notit. 1.6. Zhvillimi i arsimit parashkollor Ndërtimi çerdheve në Lipjan, Janjevë, Magurë, Kraishtë, Dobrajë e Madhe, Banullë-Gllogovc; Mbështetje financiare për çerdhet komunitare; Trajnime për edukatorë dhe fushata për vetëdijësuese për prindërit. Programi zgjedhor i PDK-së 5
1.7. Arsimi profesional dhe dual Zhvillimi i degëve të reja (bujqësi, turizëm, mekatronikë, makineri); Bashkëpunim me bizneset për praktika profesionale; Lehtësira për kompanitë që marrin nxënës në praktikë; Kontraktimi i ofruesve jo publik te aftësimit profesional per profesionet deficitare ne tregun e punës; Bursa për nxënësit e arsimit profesional në degët deficitare. 1.8. Angazhimi i komunitetit Krijimi i Këshillave Lokale për Arsimin në çdo zonë të komunës; Transparencë përmes publikimit të raporteve vjetore të performancës; Bashkëpunim me prindërit dhe OJQ-të në fushën e edukimit. 1.9. Siguria dhe mirëqenia në shkolla Instalimi i kamerave dhe sistemit të sigurisë në shkolla; Parandalimi i dukurive negative (alkool, drogë) përmes punëtorive dhe këshillimit; Angazhimi i psikologëve, pedagogëve, sociologëve dhe mjekëve në shkolla. 1.10. Mbështetje shtesë për nxënësit dhe studentët Bursa komunale për 30–50 studentë të dalluar çdo vit; Transport publik falas për nxënës; Kuzhinë qendrore për furnizim me ushqim dhe pijeve, të çerdheve dhe shkollave me mësim tërë ditor Përparësi për kuadrot deficitare në shkencat natyrore dhe teknike; Mbulim i kostove për uniforma shkollore për të gjithë nxënësit; Mbështetje për pjesëmarrje në gara, olimpiada dhe aktivitete jashtë mësimore. 1.11. Mësimi tëre ditor – pilotimi Fillimi i mësimit tërë ditor në tri shkolla fillore të përzgjedhura që plotësojnë kushtet teknike si projekte pilot. Vlerësimi i ndikimit për përhapje graduale në shkollat tjera. Programi zgjedhor i PDK-së 6
2.1. SHËNDETËSIA Sigurimi i qasjes universale në shërbime shëndetësore parësore dhe urgjente; Rritja e cilësisë së trajtimit dhe besimit qytetar në institucionet shëndetësore; Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore edhe në zonat më të largëta; Modernizimi i infrastrukturës dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor; Parandalimi i sëmundjeve përmes edukimit dhe intervenimeve të hershme; Riorganizimi dhe rritje e efikasitetit në QKMF dhe QMF-të; Zgjerim i shërbimeve dhe krijim i ekipeve mobile për zonat rurale; Modernizim i infrastrukturës, laboratorëve, pajisjeve mjekësore dhe IT-së; Trajnim i vazhdueshëm profesional për të gjithë stafin shëndetësor; Transparenca dhe monitorimi i përformancës përmes sistemeve digjitale; Krijim i një rrjeti lokal për edukimi dhe promovim të shëndetit publik. Të ndërtojmë një sistem shëndetësor modern, të besueshëm dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, i bazuar në efikasitet, humanizëm dhe profesionalizëm – duke e afruar shërbimin te qytetari, pa dallim ventdbanimi apo gjendjeje sociale. Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore do të jetë pjesë е vizionit tonë për ndërtimin е një qyteti modern dhe solidar, përmes rritjes së investimeve në infrastrukturë dhe në burime njerëzore. Në këtë sektor do të krijojmë bazat е garantimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë territorin е komunës, duke ofruar shërbime mjekësore parësore deri në zonat më të largëta rurale. 2.0. SHËNDETËSIA DHE MIRËQENIA SOCIALE “Do të kujdesemi për një shërbim shëndetësor efikas, gjithëpërfshirës dhe cilësor – në çdo kohë dhe në çdo vend.” VIZIONI OBJEKTIVAT Programi zgjedhor i PDK-së Programi zgjedhor i PDK-së 7
MASAT KONKRETE 2.1.1. Modernizimi i Infrastrukturës shëndetësore Investime në rikonstruktimin e QMF-ve në bazë të kapaciteteve dhe kërkesës së zonës që mbulojnë; Forcimi i diagnostikës moderne pajisja e qendrës kryesore të mjekësisë familjare me skaner (CT) për zbulim të hershëm të kancerit të mushkërive; Funksionalizimi i arkivës mjekësore dhe pajisja e të gjitha objekteve me mjetet esenciale të punës; Pajisja e të gjitha qendrave me sisteme efikase ngrohjeje dhe kushte higjieno-sanitare. 2.1.2. Burimet Njerëzore dhe Organizimi i Shërbimit Angazhimi i mjekëve familjarë në të gjitha QMF-të sipas normave (1 mjek për 2,000–2,500 banorë); Zhvillimi i një strukture të balancuar të stafit në të 12 objektet shëndetësore sipas kapaciteteve; Ngritja e cilësisë së shërbimeve stomatologjike dhe shërbimeve për vaksinim, pediatrisë, gjinekologjisë dhe urgjencës; Krijimi i një komisioni etik profesional për mbikëqyrje dhe llogaridhënie. 2.1.3. Shërbimi mobil dhe kujdesi në terren Kujdesi paliativ cilësor me staf bazë, mjek specialist i mjekësisë familjare, dy infermierë dhe një laborant me shërbime 24 orëshe; Sigurimi i minimumi 10–12 autoambulancave të pajisura dhe shoferëve të trajnuar për reagim emergjente; Politika për varësinë nga droga, jo spital rehabilitues në park, por fokus në parandalim, edukim dhe mbështetje komunitare. 2.1.4. Promovimi i Shëndetit dhe Edukimi Parandaluese Shëndeti i gruas si prioritet kryesor, mbështetje në edukim dhe parandalim të hershëm të sëmundjeve kancerogjene (ekografi, mamografi, vaksinim, PAPA test, skrining i rregullt); Krijimi i grupeve shëndetësore për vetëdijesim dhe organizim të aktiviteteve për shënimin e ditëve ndërkombëtare të shëndetit; Fushata për parandalimin e konsumit të alkoolit, duhanit dhe substancave narkotike; Edukimi për jetesë të shëndetshme: ushqyerje, aktivitet fizik, higjienë dhe shëndet mendor. 2.1.5. Digjitalizimi i Shërbimeve dhe Menaxhimi i Të Dhënave Krijimi i një platforme komunale shëndetësore online për informim dhe komunikim; Implementimi i kartelave shëndetësore digjitale dhe bazës së të dhënave për pacientët; Publikimi vjetor i raportit të punës, rezultateve dhe financave për transparencë dhe llogaridhënie. 8
2.2. MIRËQENIA SOCIALE Një Lipjan me familje të forta, me fëmijë të mbrojtur e të lumtur, me kujdes të veçantë për kategoritë në nevojë dhe me politika që garantojnë një shoqëri më humane dhe gjithëpërfshirëse. ’’ Do përkushtohemi të kthejmë buzëqeshjen në çdo familje ’’ VIZIONI Fuqizimi i familjes si bërthama kryesore e shoqërisë; Përkujdesje dhe mbështetje për gruan, si forcë zhvillimore në ekonomi dhe shoqëri; Kujdes i vazhdueshëm institucional për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara; Përkrahje për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale; Mbështetje me dinjitet për kategoritë e dala nga lufta; Një sistem social më afër qytetarit, me shërbime të prekshme dhe praktike; Luftë aktive kundër dukurive negative shoqërore (narkomania, alkooli, dhuna, prostitucioni). OBJEKTIVAT Programi zgjedhor i PDK-së 9
MASAT KONKRETE 1. Ndihmë emergjente prej 300 € për familjet në gjendje të rëndë socio-ekonomike; 2. Subvencion prej 1,000 € për lindjen e fëmijës së pestë; 3. Ndihmë sociale me vlerë prej 100 € në muaj për familjet që kanë anëtarë me sëmundje të rënda kronike; 4. Ndihma konkrete për strehim, përmes fondeve publike ose skemave të kreditimit me interesa të ulëta; 5. Shërbime të veçanta sociale për kategoritë e dala nga lufta: familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët dhe viktimat civile; 6. Ndërtimi i qendrës së banimit për kategoritë e dala nga lufta, sipas planit zhvillimor urban të vitit 2012; 7. Krijimi i shtëpive rezidenciale për qytetarët pa përkujdesje; 8. Ndihmë sociale pa burokraci dhe vonesa, me procedura të shpejta e transparente; 9. Punësim i qëndrueshëm për përfituesit e kategorisë së II-të të ndihmës sociale; 10. Reduktim i numrit të fëmijëve që jetojnë në varfëri, përmes mbështetjes direkte dhe punësimit të prindërve; 11. Hartimi i standardeve për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë abuzimi (fizik, psikologjik, ekonomik; 12. Zhvillimi i një rrjeti mbështetës për qendrat që trajtojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve; 13. Formimi i ekipeve mobile të shërbimeve sociale që vizitojnë rregullisht nënzonat urbane dhe fshatrat; 14. Mbështetje për gratë në nevojë dhe viktimat e dhunës në familje përmes pakove ushqimore, veshmbathjeve dhe ndihmës për qira; 15. Krijimi i njësive mobile për kujdesin ndaj fëmijëve, për të lehtësuar pjesëmarrjen e nënave në trajnim ose punë; Programi zgjedhor i PDK-së 10
3.1. Zonat Ekonomike – Parku Industrial në Lipjan Finalizimi i infrastrukturës së Parkut Industrial në Kërqevë (56 ha) në bashkëpunim me MINT dhe KIESA. Përfundimi i infrastrukturës fizike në zonën industriale të QMI-së dhe zonën ekonomike të Babushit, për t’i bërë gati për investitorë vendorë dhe të huaj. Nxitja e investimeve në fushën e prodhimit, riciklimit dhe përpunimit të materialeve për të krijuar vende pune të qëndrueshme. 3.0 ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL Zhvillimi i zonave ekonomike dhe industriale me infrastrukturë teknike; Politika të avancuara subvencionesh për zhvillim të qëndrueshëm; Mobilizimi i potencialit të diasporës dhe investimeve të huaja; Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme; Zhvillimi ekonomik lokal i Komunës së Lipjanit do të bazohet në shfrytëzimin strategjik të pozitës gjeografike, potencialit njerëzor dhe burimeve natyrore, të qëndrueshme dhe të hapur ndaj investimeve. Ne synojmë të zhvillojmë zona ekonomike moderne, të nxisim sipërmarrjen vendore dhe të huaj, të forcojmë sektorin e bujqësisë dhe turizmit, dhe të mobilizojmë kapitalin e diasporës përmes projekteve që gjenerojnë vende të reja pune, rrisin të ardhurat komunale dhe përmirësojnë cilësinë e jetës. Prioriteti ynë është zhvillimi i bazës ekonomike me fokus në zhvillimin e zonave ekonomike, rishikimin e subvencioneve në funksion të rritjes së vlerës për paranë, riorientimin e të hyrave në projekte gjeneruese të vendeve të punës, mbështetja e potencialeve bujqësisë dhe turizmit me projekte konkrete infrastrukturore, si dhe zhvillimi i politikave për të krijuar kushte të favorshme për investitor të jashtëm me fokus të veçantë investitor nga diaspora. VIZIONI OBJEKTIVAT MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 11
3.2. Politika të Reja të Subvencioneve Mbështetje për përpunimin e prodhimeve bujqësore në produkte finale, subvencione për energji të ripërtëritshme për biznese dhe amvisëri, dhe mbështetje për programe inovative të bizneseve në fushën e prodhimit. Këto politika synojnë rritjen e prodhimit dhe eksportit, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe nxitjen e të rinjve për të kontribuar në komunë. 3.3. Themelimi i Zyrës Mbështetëse për Bizneset, Zyra Mbështetëse për bizneset do të ofrojë mbështetje falas për bizneset e vogla dhe të reja në fusha të ndryshme, si financat, menaxhimi dhe plotësimi i kërkesave të ndryshme ligjore/rregullative, shërbime këto të cilat mund të jenë të kushtueshme për t’u financuar nga një biznes që gjendet në një fazë të hershme të zhvillimit. Një mbështetje e tillë do të mund t’i ndihmojë këtyre bizneseve edhe të plotësojnë kushtet e nevojshme për të siguruar financim të jashtëm me kushte të volitshme (përfshirë grantet e ndryshme), si një parakusht i rëndësishëm për rritje. Kjo zyrë po ashtu do të mbështesë bizneset e ndryshme, sidomos ato prodhuese, për të plotësuar dokumentacinin e nevojshëm për financim nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, siç është BERZH. 3.4. Përdorimi i Potencialit të Diasporës Nxitja e investimeve zhvillimore nga bizneset shqiptare në diasporë, krijimi i Qendrës për Mbështetjen e Ndërmarrjeve dhe Inkubatorit të Biznesit. Promovimi i komunës si destinacion investimesh përmes konferencave dhe platformave digjitale. 3.5. Mbështetja e Sipërmarrjes dhe Bizneseve Familjare Fondi për punësim për fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus të veçantë tek punësimi i grave, rinisë dhe personave me nevoja të veçanta, Rezultatet e Pritshme Rritje e investimeve vendore dhe të huaja; Krijimi i vendeve të reja të punës; Përmirësim i infrastrukturës ekonomike dhe industriale: Rritje e të hyrave komunale; Programi zgjedhor i PDK-së 12
4.1. Furnizimi me ujë dhe kanalizimi Rritja e kapaciteteve të burimeve të ujit në Lipjan, Vrellë të Magurës dhe zonat tjera strategjike; Ndërrimi i tubacionit të azbest-betoit në Janjevë dhe përmirësimi i kapaciteteve të furnizimit me ujë, Funksionalizimi i rrjeteve ekzistuese të ujësjellësit dhe zgjerimi i tyre në të gjitha vendbanimet, duke iu siguruar 24 orë furnizim me ujë, Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe rritja e kapaciteteve furnizimit me ujë në të gjitha vendbanimet që nuk kanë rrjetë të ujësjellësit; Studime fizibiliteti dhe hartimi i projekteve detale për ndërtimin e pendave të ujit në Grykat Gadime–Vrellë, Sllovi–Plitkoviq, Gryka e Shalës dhe Gryka e Krojmirit; Lidhja e rrjeteve të kanalizimit me një kolektor të përbashkët përgjatë lumit Sitnicë dhe ndërtimi i impiantit kryesor të trajtimit të ujërave të ndotura sipas standardeve evropiane; Hartimi i Planit Strategjik për kanalizimin atmosferik për të parandaluar përmbytjet. 4.0. INFRASTRUKTURA, PLANIFIKIMI URBAN DHE SHËRBIMET PUBLIKE Infrastruktura moderne, inovative dhe gjithëpërfshirëse që bashkon qytetin, garanton mobilitet urban efikas dhe rrit mirëqenien e çdo qytetari të Lipjanit. Avancimi dhe modernizimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike është themeli i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së cilësisë së jetës. Platforma jonë parashikon strategji, programe dhe projekte konkrete që do të forcojnë ekonominë lokale, do të krijojnë vende të reja pune dhe do të integrojnë Lipjanin në rrjetet moderne rajonale të infrastrukturës. VIZIONI MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 13
4.2. Infrastruktura rrugore dhe transporti publik Bashkimi i qytetit përmes implementimit të projekteve të dy nënkalimeve për automjete, dhe një nënkalimi këmbësorë dhe çiklistë, duke mundësuar lidhjen zonës urbane të qytetit të ndarë nga linja hekurudhore; Ndërtimi i dy nënkalimeve për këmbësorë dhe çiklistë tek kryqëzimet e rrugës nacionale me rrugët ‘’ Komandant Kumanova’’ dhe Haxhi Kleqka’’; Vendosja e kupolave prej xhami në hapësirën e epërme të parkingut nëntokësor që simbolizojnë dëshmorët e Lipjanit; Hapja e rrugëve të reja urbane , rikonstruimi dhe zgjerimi i rrugëve kryesore urbane me korsi shtesë, trotuare dhe shtigje për biçikleta; Ndërtimi i objektit të ri të Stacionit të Autobusëve në lokacionin ekzistues dhe funksionalizimi i tij në bashkëpunim me nivelin qendror; Krijimi i linjave të reja urbane që lidhin qendrën e qytetit me zonat periferike urbane dhe zonat tregatare , si dhe riorganizimi i linjave ndërurbane; Ndërtimi i vendndaljeve të autobusëve në pikat më të frekuentushme ,modernizimi i pritoreve të vendndaljeve të autobusëve dhe digjitalizimi i itineratit të udhëtimeve nëpër pritore; Ndërtimi i rrjetit të integruar të shtigjeve të çiklizmit që lidhë zonën urbane me zonat rurale dhe zonat turistike për mobilitet dhe mjedis të pastër; Ndërtimi i rrugëve të reja në zonat rurale, rikonstruktimi i rrugëve ekzistuese me shtigje për këmbësor, çiklistë dhe ndriçim publik; Mirëmbajtje e rregullt dhe sinjalistikë moderne rrugore në të gjithë territorin e komunës. 4.3. Planifikimi Urban Rishikimi i Hartës Zonale në përputhje me zhvillimin real të qytetit dhe fshatrave, në konsultim të gjerë me qytetarët, bizneset dhe ekspertët; Hartimi i planeve rregulluese urbane për të gjitha lagjet e qytetit dhe qendrat urbane të fshatrave, duke përcaktuar qartë zonat për banim, biznes, infrastrukturë publike dhe hapësira gjelbëruese; Aplikimi i rregullores së bonuseve për aplikuesit e ndërtimit të objekteve; Përditësimi i dokumenteve urbanistike çdo 4 vjet, sipas standardeve evropiane dhe nevojave të zhvillimit lokal; Digjitalizimi i të gjitha aplikimeve për leje ndërtimore, me sistem online transparent, Balancim i zhvillimit mes qytetit dhe fshatrave, duke siguruar plane rregulluese edhe për zonat rurale me potencial turistik dhe bujqësor. Programi zgjedhor i PDK-së 14
4.4. Objektet dhe hapësirat publike Ndërtimi i shtratit të lumit Sitnicë me shtigje për këmbësorë, çiklistë, hapësira rekreative dhe objekte afariste montazh në segmentin urban; Ndërtimi i qendrës tregtare – Tregu i Gjelbër në lokacion ekzistues me hapësira shumë fuknsionale dhe parkingjet publike nëntokësore; Rregullimi dhe gjelbërimi i parqeve, shesheve dhe varrezave në zonat urbane dhe rurale , me ndriçim publik dhe mobilim urban cilësor; Zgjerimi dhe rimodelimi i trotuareve në zonat urbane dhe rurale për lëvizje të sigurt; Mbjellja e drunjëve dekorativë dhe krijimi i parqeve publike në të gjitha vendbanimet. 4.5. Energji e pastër dhe teknologji Instalimi i paneleve solare në objektet publike, shkollore dhe banesore kolektive; Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit solar në rrugët urbane dhe rurale, Hulumtimi i burimeve të energjisë alternative dhe nxitja e 'biznesit të gjelbër'. 4.6. Mirëmbajtja dhe mjedisi Themelimi i kompanisë publike lokale për mirëmbajtjen e rregullt verore dhe dimërore rrugëve, trotuareve ndriçimit, parqeve publike, rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit dhe varrezave; Përmirësimi i bashkëpunimit me kompaninë rajonale të mbeturinave dhe vendosja e rregulloreve të reja për bizneset; Vendosja e masave ndëshkuese për ndotësit e hapësirave publike; Rregullore për menaxhimin e mbeturinave të ndërtimit; Plan për heqjen e mbetjeve të paligjshme nga hapësirat publike dhe trotuaret; Vendosja e kioska multifunksionale me dizajn unik dhe rregullore për përdorimin e hapësirave publike nga bizneset dhe gastronomia. Programi zgjedhor i PDK-së 15
4.7. Siguria Publike Instalimin dhe monitorimin e kamerave nëpër të gjitha udhëkryqet e trafikut si dhe në pikat rëndësishme më pak të frekuentueshme nga qytetarët, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave penale dhe kryesve të saj; Instalimin dhe monitorimin e kamerave nëpër të gjitha hyrjet e objekteve publike, administrative, shkollore dhe shëndetësore. Vendosjen e një linku në kuadër të Web-faqës së komunës ku qytetarët do i adresojnë të gjitha problemet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë publike; Ndërtimin e besimit në mes të policisë dhe qytetarëve nëpërmjet ndërtimit të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në çdo bashkësi; Mbështetja e kampanjave, tryezave dhe aktiviteteve rinore në bashkëpunim me institucionet e rendit, që kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për raportimin e veprave kundërligjore. 4.8. Shërbimet emergjente të zjarrfikësve Ndërtimi i Objektit të ri në lokacionin ekzistues të Zjarrfikësve me të gjitha pajisjet sipas standardeve operative; Furnizimi me një Autocisterne dhe një Kamioni me të gjitha pajisjet për intervenim të shpejtë; Mbështetja financiare për angazhimin 15 punëtorëve sezonal shtesë bazuar në nevojat e mbulueshmërisë territoriale të komunës së Lipjanit; Mbështetja në avancimin profesional të stafit përmes organizimit të trajnimeve te rregullta: 4.9. Trajtimi i qenve endacakë me standarde humane Regjistrimi dhe identifikimi i qenve endacakë përmes sistemit të mikroçipit dhe evidencës komunale. Ndërtimi i një strehimoreje komunale për qentë endacakë në partneritet me OJQ-të dhe donatorët. Zbatimi i një programi afatgjatë të sterilizimit për reduktimin gradual të numrit të qenve në rrugë. Promovimi i adoptimit të qenve përmes fushatave publike dhe nxitja e kujdesit të përgjegjshëm ndaj kafshëve shtëpiake. Bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe organizatat ndërkombëtare për mbështetje financiare dhe teknike. Programi zgjedhor i PDK-së 16
4.9. Themelimi i ndërmarrjes publike banesore Administrim i certifikuar i ndërtesave në bashkëpronësi Mirëmbajtje teknike e hapësirave të përbashkëta: ndriçim, pastrim, deratizim/dezinfektim, sinjalistikë dhe pajisje të sigurisë. Mirëmbajtje e ashensorëve përmes operatorëve të licencuar; kontrolle periodike dhe reagim emergjent. Sistemet e brendshme të ujit dhe kanalizimit: hidroforë, depo uji, valvola/gypa brenda ndërtesës, menaxhim rrjedhjesh; koordinim me ofruesin rajonal për rrjetin e jashtëm. Masat e sigurisë kundër zjarrit: inspektim/servisim i pajisjeve, sinjalistikë dhe trajnime bazë për banorët. Efiçienca e energjisë në hapësirat e përbashkëta: auditime, LED dhe sensorë; projekte termoizolimi me bashkëfinancim. Shërbime me kontratë për shtëpi individuale: punime të thjeshta hidraulike/elektrike, pastrim pusetash dhe mirëmbajtje septike. Skema subvencionesh të synuara për ndërtesa me banesa sociale dhe kategori në nevojë. Pilotim fillestar në disa ndërtesa dhe shkallëzim gradual në gjithë territorin komunal. Programi zgjedhor i PDK-së 17
5.0 BUJQËSIA DHE PYLLTARIA ’’ Investimi në bujqësi, zbut papunësi ’’ Një bujqësi moderne, konkurruese dhe të qëndrueshme, që garanton mirëqenie për fermerët, cilësi të lartë për konsumatorët dhe zhvillim ekonomik për komunën tonë. Lipjani ka kushte shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë: tokë pjellore, klimë të përshtatshme, burime ujore të mjaftueshme, pozitë gjeografike të volitshme, kapacitete profesionale, si dhe fuqi prodhuese dhe absorbuese. VIZIONI Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së aftësisë konkurruese në rajon. Përmirësimi kushteve për zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. OBJEKTIVAT 3.1. Zonat Ekonomike – Parku Industrial në Lipjan Finalizimi i infrastrukturës së Parkut Industrial në Kërqevë (56 ha) në bashkëpunim me MINT dhe KIESA. Përfundimi i infrastrukturës fizike në zonën industriale të QMI-së dhe zonën ekonomike të Babushit, për t’i bërë gati për investitorë vendorë dhe të huaj. Nxitja e investimeve në fushën e prodhimit, riciklimit dhe përpunimit të materialeve për të krijuar vende pune të qëndrueshme. MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 18
5.2. Trajnime, Edukim dhe Përkrahje Profesionale Organizimi i kurseve dhe trajnimeve për përdorimin e teknologjisë moderne, menaxhimin e fermave, bujqësinë organike dhe teknikat e avancuara bujqësore; Programe shkëmbimi për fermerët me komuna të tjera ose vende të huaja; Funksionalizimi një qendrës trajnuese (Norgesvel) në Lipjan me laboratorë, fermë model, serrë demonstrative dhe sallë trajnimesh me pajisje multimediale. Këshilla individuale dhe mentorim nga agronomë dhe ekspertë të fushës. Trajnime të dedikuara për gratë dhe të rinjtë në bujqësi (biznese të reja, mentorim, grante). 5.3. Zhvillimi i Infrastrukturës Bujqësore Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve rurale për transportin e produkteve bujqësore; Rindërtimi i sistemeve ujore, kanaleve të ujitjes she kullimit; Ndërtimi i qendrës tregtare – Tregu i gjelbër të përhershëm për shitjen e produkteve bujqësore.; Krijimi i pikave grumbulluese, qendrave të ruajtjes, frigo dhomave për produktet bujqësore; Mbështetje për infrastrukturën e përpunimit dhe paketimit të produkteve bujqësore. 5.1. Mbështetje Financiare dhe Subvencionimi Rritja e subvencioneve për blerjen e farërave, plehrave, pajisjeve dhe teknologjisë bujqësore. Fond për rikonstruksionin e fermave dhe ndërtimin e infrastrukturës (magazina, serra, sisteme ujitjeje); Subvencionim për blegtorinë (krerët dhe prodhimin e qumështit), kulturave lavërtare, perimekulturën, pemëtarinë, fermat e pulave, bletarinë, bimët mjekësore/aromatike, kultivuesit në sera dhe për pjesëmarrjen në panaire; Fondi për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore (në bashkëpunim me MBPZHR dhe donatorë); Mbështetja e fermerëve në fushën e inseminimit të kafshëve, Subvencionimi për rezervarët e plehrave ( Akumulues të plehrave në ferma); Vaksinimi vjetor i kafshëve të fermave për parandalimin e sëmundjeve; Subvencionim për sistemet e mbyllura të mjeljes në ferma, Subvencionim me mikserë për përzierjen dhe shpërndarjen e ushqimit për; MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 19
5.5. Inovacioni dhe Përdorimi i Teknologjisë në Bujqësi Përdorimi i droneve dhe teknologjive të tjera moderne për monitorimin e kulturave dhe menaxhimin e fermave. Trajnime për përdorimin e aplikacioneve bujqësore për menaxhim më efikas; Platforma digjitale për shkëmbim njohurish dhe informacione mbi tregun; Instalimi i stacioneve meteorologjike për parashikime të sakta klimatike; 5.6. Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Bujqësisë së Qëndrueshme Inkurajimi i bujqësisë organike dhe reduktimi i përdorimit të pesticideve. Projekte për ri-pyllëzimin e tokave pyjore komunale dhe ruajtjen e burimeve ujore. Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve private dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme në ferma; Zhvillimi i sistemeve për riciklimin e ujit dhe menaxhimin e plehrave organike. 5.7. Mbështetja e Fermerëve të Rinj dhe Vetëpunësimi Fond mbështetës deri në 2,000 € për biznese të vogla në përpunimin e pemëve, mjaltit, qumështit, bimëve mjekësore, drurit, inkubatorëve për zogj, kultivimin në sera, paketim dhe marketing. Ndihmë në hartimin e planeve të biznesit dhe mentorim për zhvillim të qëndrueshëm. 5.4. Promovimi dhe Marketingu i Produkteve Bujqësore Krijimi i markës “Produkt nga Lipjani” për rritjen e vlerës dhe identitetit të produkteve lokale; Organizimi i panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve promovuese të produkteve bujqësore; Mbështetje për pjesëmarrjen në panaire dhe ekspozita, përfshirë ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për fermerët e dalluar; Bashkëpunim me supermarketet dhe restorantet për tregtimin e produkteve vendore; Krijimi i platformave digjitale dhe përdorimi i e-commerce për shitjen e produkteve. Programi zgjedhor i PDK-së 20
5.9. Administrata dhe Transparenca Krijimi i një seksioni elektronik në faqen e komunës, dedikuar bujqësisë. Përmirësimi i regjistrave dhe bazave të të dhënave për fermerët. Rritja e kapaciteteve profesionale të stafit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Konsultime të rregullta me fermerët për identifikimin e sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve. Raportim transparent i shpenzimeve dhe rezultateve të projekteve bujqësore. 5.8. Bashkëpunimi me Institucione dhe Donatorë Partneritete me Ministrinë e Bujqësisë, organizatat ndërkombëtare (FAO, UNDP), OJQ-të dhe donatorë të tjerë; Fondi i komunës për participim në projekte me mbështetje 50/50 me donatorët; Tërheqja e investimeve të huaja në sektorin e bujqësisë. Programi zgjedhor i PDK-së 21
6.0. PROGRAMI I NDERMARRËSISË PËR TË RINJTË ‘’ Përmirëso jetën, duke punësuar veten’’ Programi për vetëpunësim dhe ndërmarrësi për të rinjtë synon të nxisë punësimin dhe të inkurajojë të rinjtë që të vetëpunësohen ose të krijojnë biznese të reja. Ky program do të ofrojë trajnime për zhvillimin e shkathtësive të biznesit dhe këshilla praktike për personat e papunë me kualifikime të ndryshme, në mënyrë që ata të orientojnë energjitë dhe aftësitë e tyre drejt suksesit. Programi është konceptuar si një skemë konkurruese, me synimin për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Fokusi kryesor do të jetë tek të rinjtë me papunësi afatgjatë. VIZIONI Një program i suksesshëm për vetëpunësim dhe ndërmarrësi përfshin: Një proces të drejtë dhe transparent të aplikimit; Trajnime në shkathtësi bazë të biznesit; Përgatitjen e planeve të qëndrueshme dhe të realizueshme të biznesit; Mbështetje financiare për nisjen e biznesit (përmes garantëve); Mentorim dhe këshillim profesional të vazhdueshëm. OBJEKTIVAT Programi zgjedhor i PDK-së 22
Komuna, në bashkëpunim me organizatat rinore, shoqërinë civile dhe shoqatat e biznesit, do të hartojë manualin për zbatimin e programit. Do të organizohet një fushatë informuese, ku të rinjtë e papunë të regjistruar do të ftohen të paraqesin idetë e tyre të biznesit pranë Drejtorisë përkatëse. Shqyrtimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikimeve do të bëhet nga një panel i emëruar nga Kryetari i Komunës, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit. Aplikuesit me idetë më të mira të biznesit do të ftohen përmes një thirrjeje publike të marrin pjesë në trajnime për ndërmarrësi, të cilat do të realizohen nga ofrues të specializuar. Përfituesit e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontrata për grante, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet për zbatimin e tyre. MASAT KONKRETE Programi do të financohet nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve. Buxheti vjetor do të jetë 200,000 € me mundësi rritjeje. Shuma e grantit për përfitues do të jetë 2,000 €. Çdo vit do të mbështeten 100 të rinj, ndërsa për periudhën katërvjeçare parashihen 400 përfitues. Numri i të rinjve që do të marrin pjesë në trajnime dhe do të certifikohen pritet të jetë dyfish më i madh se numri i përfituesve të granteve. Programi do të implementohet çdo vit, si pjesë e planit të punës komunale. BUXHETI KOHËZGJATJA Programi zgjedhor i PDK-së 23
Prioritet në përzgjedhjen e planeve të biznesit do t’u jepet fushave ku Lipjani ka potencial dhe avantazh krahasues: Bujqësia; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Tekstili; Turizmi; Industria e përpunimit të drurit; Industria e përpunimit të ushqimit dhe paketimit. SEKTORËT ME PRIORITET Programi zgjedhor i PDK-së 24
7.1. KULTURA Rikthimi i jetës kulturore në qytet dhe fshatra pas një dekade të mungesës së aktiviteteve të organizuara nga komuna. Krijimi i infrastrukturës kulturore të qëndrueshme dhe të përdorshme gjatë gjithë vitit. Mbështetja e artistëve, shoqërive kulturore dhe grupeve rinore me programe, buxhet dhe promovim. Shtrirja e aktiviteteve kulturore në të gjitha vendbanimet të komunës. Zhvillimi i turizmit kulturor si burim i ri ekonomik për qytetin. 7.0. KULTURA, RINIA DHE SPORTI Lipjani do të shndërrohet në një qendër të gjallë kulturore që promovon identitetin, trashëgiminë dhe krijimtarinë moderne, duke përfshirë qytetin dhe zonat rurale në aktivitete të vazhdueshme artistike, edukative dhe festive. Synojmë një kulturë gjithëpërfshirëse që ofron hapësirë për çdo gjeneratë dhe e vendos Lipjanin në hartën e ngjarjeve kulturore të Kosovës. VIZIONI OBJEKTIVAT STRATEGJIKE 7.1.1. Rivitalizimi i Kulturës Urbane Mbështetja financiare dhe teknike për krijimin e një Kalendarit Vjetor Kulturor të komunës me aktivitete mujore: koncerte, festivale, mbrëmje letrare, ekspozita pikture, konkurse filmi e fotografie. Festival i Trashëgimisë dhe Artit të Lipjanit – organizim vjetor me përfshirje të artistëve lokalë, muzikantëve, shoqërive të valleve dhe kuzhinës tradicionale. Aktivizimi i kinemasë në qendrën kulturore; MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 25
7.1.2. Kultura në Zonat Rurale Turne kulturor rural – shoqëritë artistike dhe grupet muzikore do të mbajnë aktivitete periodike në qendrat nën-urbane. Qendrat Kulturore Lokale – krijimi i hapësirave për prova, ekspozita dhe aktivitete komunitare në çdo nën-qendër urbane dhe disa fshatra strategjike.. 7.1.3. Mbështetja e Artistëve dhe Talenteve të Rinj Skema e Granteve për Artin dhe Kulturën – financim vjetor për projekte artistike, muzikore, letrare dhe filmike nga artistët lipjanas. Themelimi i Akademisë Rinore të Kulturës – mbështetje teknike dhe financiare për trajnimin e të rinjve në fushat e muzikës, baletit, vallëzimit, teatrit, pikturës, fotografisë dhe mediave digjitale. Platforma Digjitale e Kulturës së Lipjanit – promovim online i artistëve lokalë dhe i aktiviteteve kulturore. ’Rinia aktive, shtylla e qeverisjes sonë’’ – Duke pasur parasysh potencialin e madh dhe energjinë pozitive që ka rinia e Lipjanit, ne do të përkushtohemi që të krijojmë hapësira dhe mundësi për zhvillimin e tyre të gjithanshëm. Rinia jonë duhet të jetë motori kryesor i ndryshimit pozitiv, inovacionit dhe përparimit të komunës. Lipjani i së ardhmes ku rinia është aktive, e angazhuar dhe kontribuese kryesore në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të komunitetit. VIZIONI 7.2 RINIA Krijimi i kushteve për përfshirje aktive të rinisë në vendimmarrje. Rritja e mundësive për punësim, aftësim profesional dhe vetëpunësim të të rinjve. Inkurajimi i vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes në aktivitete komunitare. Parandalimi i dukurive negative përmes angazhimit aktiv dhe edukimit. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE Programi zgjedhor i PDK-së 26
MASAT KONKRETE 7.2.1. Pjesëmarrja dhe angazhimi Rinor Hartimi i një strategjie lokale për rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse. Krijimi i Këshillit Rinor Komunal si trup këshillues për çështjet e rinisë. Mbështetje financiare dhe teknike për organizatat rinore dhe iniciativat e tyre. Mbështetje për grupet letrare, teatrale, muzikore, valltare dhe formimin e grupeve të reja artistike. Organizimi i garave në sport, art dhe shkencë në shkolla fillore dhe të mesme. Festivale dhe aktivitete kulturore për promovimin e talenteve lokale. 7.2.2. Punësimi dhe Aftësimi Profesional Ngritja e bashkëpunimit mes institucioneve lokale, sektorit privat dhe organizatave për rritjen e punësimit të të rinjve. Zhvillimi i politikave për praktika profesionale me pagesë. Organizimi i trajnimeve në teknologji, bujqësi moderne, turizëm dhe zejtari. 7.2.3. Infrastrukturë dhe Hapësira Rinore Ndërtimi i qendrave rinore në qytetin e Lipjanit, Gadime, Shalë, Janjevë, Magure dhe Sllovi. Krijimi i hapësirave multifunksionale në shkolla për aktivitete kulturore, sportive dhe edukative. Investime në terrene sportive dhe hapësira rekreative për të rinjtë. 7.2.4. Vullnetarizmi dhe Edukimi Social Zhvillimi i programeve për inkurajimin e vullnetarizmit. Angazhimi i të rinjve në fushata kundër dukurive negative si droga, dhuna, dhe diskriminimi. Edukimi për lidership, qytetari aktive dhe bashkëpunim komunitar. Programi zgjedhor i PDK-së 27
Krijimi i infrastrukturës moderne për të gjitha disiplinat sportive. Mbështetje të vazhdueshme për klubet dhe sportistët individualë. Promovimi i sportit masiv, shkollor dhe rekreativ në çdo fshat e lagje. Integrimi i sektorit publik dhe privat për zhvillimin e projekteve të mëdha sportive. Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe vajzave në sport. 7.3 SPORTI Sporti nuk është vetëm garë, por edhe mjet për shëndet, edukim, bashkim shoqëror dhe zhvillim ekonomik. Qeverisja jonë synon ta bëjë Lipjanin një komunë model për infrastrukturë sportive, përkrahje të talenteve dhe organizim të aktiviteteve që përfshijnë të gjithë qytetarët. Në fushën e sportit, synojmë të ofrojmë kushte që sportistët e Lipjanit të zhvillojnë edukimin fizik dhe aftësitë psiko-fizike, duke arritur rezultate në gara të të gjitha niveleve dhe për të gjitha grupmoshat – nga sporti amator deri te ai profesionist. Një sport i zhvilluar nuk mund të realizohet pa përfshirjen e tregut në menaxhim, pa mbështetje financiare nga fondet publike dhe pa lidhje të ngushtë me sistemin e edukimit. Për këtë arsye, fokusi ynë do të jetë krijimi i partneriteteve me bizneset lokale për të mbështetur aktivitetet sportive, si dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne sportive. VIZIONI OBJEKTIVAT STRATEGJIKE “Sport për të gjithë, zhvillim për Lipjanin” Programi zgjedhor i PDK-së 28
MASAT KONKRETE 7.3.1. Zhvillimi i Infrastrukturës Sportive Ndërtimi i terreneve të futbollit të madh në të gjitha nënqendrat urbane. Ndërtimi i hallave sportive në të gjitha lokalitetet e mëdha për sporte të vogla si basketboll, volejboll, hendboll, ping-pong etj. Qendra Sportive-Edukuese Multifunksionale në ish-shkollën fillore Banullë-Gllogoc me: Qendra e trajnimeve sportive (hapësira e objektit te shkollës fillore) Pishinë olimpike Fusha futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi Shtigje vrapimi dhe çiklizmi Hapësira për sporte deficitare si gjimnastika, boksi dhe sportet tjera marciale. Ndërtimi i një fushe ndihmëse futbolli në pjesën perëndimore të zonës urbane me infastrukturë përcjellëse si : Fusha tenisi Shtigje të vrapimit Kënde fitnesi në natyrë Parqe dhe kënde lojërash për fëmijë 7.3.2. Sportet Specifike dhe Rekreative Organizimi tradicional i gjysmëmaratonës ‘’Ulpiana Trial’’ Rregullimi i poligoneve për shenjëtari në Magurë, Akllap dhe Murtur – Gadime. Krijimi i poligoneve për ecje dhe çiklizëm malor të shtigjeve si: Resinoc – Shalë – Krojmir Qylagë – Vërshec – Ribar – Kraishtë Gadime – Sllovi – Akllap – Janjevë Gadime – Vrellë – Plitkoviq – Vërbicë Gadime – Kishnapole Programi zgjedhor i PDK-së 29
7.3.3. Mbështetja e Klubeve dhe Sportistëve Subvencionim i rregullt për klubet sportive aktuale. Mbështetje e sportistëve individualë me potencial kombëtar dhe ndërkombëtar. Krijimi i një fondi të veçantë për mbështetjen e sportistëve të rinj të talentuar. Zgjerimi i numrit të klubeve në sporte ku Lipjani ka mungesa, si tenisi, atletika, gjimnastika etj. Partneritet publiko-privat për realizimin e projekteve të mëdha. Aplikimi në fondet kombëtare dhe ndërkombëtare për sport. Bashkëpunimi me federatat sportive për zhvillimin e aktiviteteve të rregullta. Krijimi i një Këshilli Komunal për Sportin me përfaqësues të klubeve, federatave dhe shkollave. MASAT PËR ZBATIM Programi zgjedhor i PDK-së 30
8.0. TURIZMI Lipjani është një komunë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, që përfshin trashëgimi historike e kulturore, bukuri natyrore, aktivitete sportive e rekreative, dhe traditë mikpritjeje. Ky program ka për qëllim të shndërrojë turizmin në një motor të zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar vende pune, rritur të hyrat e banorëve dhe përmirësuar imazhin e komunës si destinacion tërheqës për vizitorë vendorë e ndërkombëtarë. Lipjani – destinacion turistik i njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ku historia, natyra dhe kultura bashkohen për të ofruar përvoja unike. VIZIONI Zhvillimi i infrastrukturës moderne në zonat me potencial turistik. Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore e historike si pjesë e identitetit lokal. Zhvillimi i turizmit rural, malor dhe aventurës si atraksione të reja për vizitorë. Krijimi i paketave turistike që lidhin destinacionet kryesore të Lipjanit. Promovimi profesional i Lipjanit si destinacion turistik përmes marketingut digjital dhe eventeve ndërkombëtare. OBJEKTIVAT 8.1. Trashëgimia Kulturore dhe Historike Themelimi i Muzeut të Qytetit të Lipjanit me ekspozita për historinë, kulturën dhe artin lokal. Restaurimi i infrastrukturës dhe objekteve të vjetra të trashëgimisë si Qyteti i Vjetër i Janjevës, Krijimi i rrugës kulturore “Rruga e Historisë së Lipjanit” me tabela informuese dhe guida turistike. MASAT KONKRETE Programi zgjedhor i PDK-së 31
8.2. Turizmi Natyror dhe Rural Ndërtimi i parkut në sipërfaqe prej 3.0 ha në afërsi të parkut Nacional të Blinajës me këtë pëtmbajtje: vila druri me hapësira për barique, restaurant, amfiteatër natyror për aktivitete kulturore, parqe, shëtitore dhe shtigje çiklistesh, terrene multifunksionale për aktivitete sportive, kënde të lojërave për fëmijë, kënde fitnesi në natyrë, Aktivizimi i shërbime shtesë të Shpellës së Mermertë në Gadime si: guida profesionale, bujtina tradicionale dhe dyqane artizanale. Zhvillimi i turizmit rural në fshatrat: Shalë, Kleçkë, Janjevë, Brusë, Akllap, Hanrofc, Shisharë, Gadime, Plitkoviq, Kraishtë, Vërshec, Krojmir dhe Baicë Përdorimi i ujërave termale të Baicës për turizëm shëndetësor dhe SPA. Krijimi i shtigjeve të ecjes (hiking) dhe çiklizmit: Gadime–Vrellë–Plitkoviq, Krojmir–Kleçkë–Spitali Ushtarak, Rrethi i Blinajës. Vendosjen e sinjalistikës (shenjëzimin e shtigjeve) dhe pikave të pushimit 8.3. Turizmi i Aventurës dhe Sportit Organizimi i festivalit “Sky Dive Ulpiana” në kodrën e Goleshit për parashutizëm sportiv. Gara ndërkombëtare të biçikletave malore dhe orientimit në Blinajë. Parqe të vogla aventurash me “Climbing Wall” dhe aktivitete për familje. 8.4. Evente dhe Promovim Krijimi i në Qendre Informative Turistike në Sheshin Adem Jashari; Krijimi i brendit turistik “Visit Lipjan” ; Prodhimi i broshurave, hartave dhe guidave turistike në shqip e anglisht; Video promocionale për rrjetet sociale dhe platforma turistike ndërkombëtare; Evente të përvitshme: Javët e Turizmit në Lipjan, Festivali i Kulinarisë Tradicionale; Kampe verore për të rinjtë e diasporës. Programi zgjedhor i PDK-së 32
Themelimi i Sektorit të Turizmit në admisnistratën komunale me staf të specializuar. Partneritet me institucionet qendrore, organizatat joqeveritare si dhe bizneset lokale për investime fushën e turizmit. Bashkëpunim me diasporën dhe donatorët ndërkombëtarë për financimin e projekteve. Përdorimi i teknologjisë (aplikacione mobile, faqe zyrtare) për promovimin e Lipjanit si vend me potencial turistik. MASAT PËR ZBATIM Programi zgjedhor i PDK-së 33
9.0. DIASPORA Diaspora lipjanase përbën një pasuri të madhe ekonomike, shoqërore dhe kulturore për komunën. Përmes remitancave, investimeve dhe përfshirjes në aktivitete të ndryshme, ajo është një faktor i fuqishëm zhvillimi. Qeverisja jonë synon të krijojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes diasporës dhe komunës së Lipjanit, duke u dhënë atyre hapësirë të drejtpërdrejtë për pjesëmarrje dhe kontribut. Lipjani i lidhur ngushtë me diasporën, ku bashkëpunimi institucional, ekonomik, kulturor dhe social me mërgatën do të shndërrohet në motor zhvillimi për komunën. VIZIONI Themelimi i një Sektori të Diasporës në kuadër të administratës komunale. Rritja e bashkëpunimit me bizneset dhe profesionistët e diasporës. Promovimi i identitetit kulturor dhe lidhjes së brezave të rinj të diasporës me Lipjanin. Lehtësimi i investimeve dhe krijimi i kushteve për kthimin dhe integrimin e diasporës. Ngritja e transparencës dhe komunikimit të rregullt me qytetarët në mërgatë. OBJEKTIVAT MASAT KONKRETE 9.1. Themelimi i Sektorit për Diasporën Krijimi i Sektorit për Diasporën në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Lokal. Angazhimi i stafit të specializuar për menaxhimin e projekteve të diasporës. Digjitalizimi i shërbimeve për diasporën (certifikata, dokumente, aplikime online). Programi zgjedhor i PDK-së 34
9.2. Bashkëpunimi Ekonomik Krijimi i një Zyre për Investime të Diasporës si pikë e vetme kontakti për bizneset e diasporës. Lehtësira administrative dhe fiskale për investimet e mërgimtarëve. Partneritete publiko–private me biznese të diasporës për zhvillim lokal. 9.3. Kultura, Edukimi dhe Identiteti Organizimi i Javës së Diasporës në Lipjan me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike. Mbështetje për shkollat shqipe jashtë vendit me materiale didaktike dhe mësues vullnetarë nga Lipjani. Krijimi i një platforme digjitale për ruajtjen e lidhjes kulturore me brezat e rinj në mërgatë. 9.4. Shërbime Sociale dhe Integrim Ofrimi i ndihmës dhe informimit për diasporën që kërkon të kthehet dhe të integrohet në Lipjan. Shërbime këshillimore për punësim dhe integrim social të mërgimtarëve të kthyer. 9.5. Transparenca dhe Komunikimi Krijimi i një Regjistri të Diasporës së Lipjanit. Raportim vjetor mbi aktivitetet dhe projektet e realizuara me diasporën. Platformë online për komunikim direkt mes Komunës dhe qytetarëve në mërgatë. Programi zgjedhor i PDK-së 35
10.0. REFORMIMI DHE MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS Të ndërtojmë një administratë komunale moderne, transparente dhe të qasshme për të gjithë qytetarët – një administratë që ofron shërbime efikase dhe të barabarta përmes teknologjisë dhe fuqizimit të burimeve njerëzore. VIZIONI MASAT KONKRETE 10.1. Digjitalizimi dhe e-Qeverisja Ofrimi i shërbimeve administrative përmes platformave online, pa nevojën e paraqitjes fizike në zyrë. Menaxhimi elektronik i radhëve për marrjen e shërbimeve në institucionet publike. Krijimi i aplikacionit GIS për urbanizëm, kadastër dhe bujqësi. Vendosja e pajisjeve elektronike për matjen e performancës së zyrtarëve komunalë. Implementimi i plotë i sistemit të qeverisjes elektronike në të gjitha sektorët. 10.2. Transparencë dhe Llogaridhënie Bashkëpunim me OJQ-të për monitorimin e prokurimit publik dhe në procedurat e rekrutimit të personelit administrativ në të gjitha institucionet publike lokale. Publikimi i rregullt i vendimeve dhe kontratave në uebfaqen zyrtare. Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje përmes organizimeve të debateve dhe përmes forumit digjital të qytetarëve. Krijimi i mundësive fizike dhe elektronike të ankesave të qytetarëve ndaj shërbimeve administrative dhe komunale. “Transparencë, meritokraci dhe qasje digjitale në shërbim të qytetarit” Programi zgjedhor i PDK-së 36
10.3. Meritokracia dhe Barazia Zbatimi i punësimit mbi bazën e meritës në çdo nivel të administratës. Respektimi i barazisë gjinore në të gjitha pozitat vendimmarrëse. Punësimi i personave me aftësi të kufizuara: çdo i 50-ti shërbyes civil do të jetë nga PAK. Trajnime të vazhdueshme për stafin me sistem të brendshëm të aftësimit profesional. 10.4. Afërsia me qytetarin Decentralizimi i shërbimeve administrative komunale në nënzonat urbane: Shalë, Magurë, Sllovi, Gadime dhe Janjevë. Riorganizimi i strukturës komunale me sektorët shtesë si: Sektori për kategoritë e dala nga lufta; Sektori i Turizmit, dhe Sektori për Diasporë Rishikimi i nevojave të qytetarëve në baza tremujore për përmirësimin e shërbimeve. 10.5. Efikasiteti dhe Kursimi Publik Reduktimi i kostove përmes automatizimit dhe digjitalizimit të dokumenteve. Përdorimi i teknologjisë për shmangien e dokumenteve të panevojshme fizike. REZULTATI I PRITUR Eliminimi i pritjeve të gjata në sportele. Qasje të barabartë dhe të shpejtë në shërbime. Administratë me kapacitete profesionale dhe etikë të lartë. Komunë digjitale dhe transparente. Rritje e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve Programi zgjedhor i PDK-së 37
LIPJANIN